Në ditën e Shën Valentinit, PS denoncon dhunën ndaj gruas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2013, 16:16
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ditën e të dashuruave ia ka rezervuar të gjithën gruas dhe problemeve që ajo has në shoqërinë shqiptare.Në një aktivitet të organizuar nga kjo forcë politike, Rama i ka cilësuar si alarmante shifrat e vitit të shkuar me 27 gra të vrara dhe mijëra raste të tjera dhune.Por ajo ç’ka shqetëson më shumë, sipas liderit të opozitës, është vrasja në shpirt e gruas,duke e vënë theksin tek dy vendimet e fundit të gjykatave shqiptare për 21 janarin dhe Gerdecin.Ndërsa për Olta Xhaçkën ka ardhur koha për të reaguar për situatën e vështirë ku ndodhet gruaja shqiptare.Rama nuk la pa akuzuar edhe pushtetin e sotem si përgjegjës dhe kontribues me neglizhencën e tij për gjendjen.