Përplasi për vdekje me makinë 39-vjeçarin në Durrës, vetëdorëzohet autori

Vetëdorëzohet në policinë e Vlorës shoferi i automjetit i cili shkaktoi aksidentin mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.Fatjon Pashai është vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm në policinë e qytetit bregdetar pasi mbrëmë përplasi për vdekje me automjetin e tij 39-vjeçarin Durim Biçaku.Mësohet se bashkë me drejtuesin e mjetit në polici është vetëdorëzuar edhe  pasagjeri që udhëtonte me të ndërsa më pas të dy personat  janë transferuar në Policinë e Durrësit.Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë ku 39-vjeçari ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur për vdekje nga automjeti me targa CN 387 GD. Policia e Durrësit gjeti të braktisur makinën që shkaktoi aksidentin dhe viktimën dhe nisi menjëherë hetimet për identifikimin e autorit.Ndërkohë policia e Vlorës ka bërë me dije se ka arrestuar edhe 21-vjeçarin Gazmir Canaj, i cili duke drejtuar automjetin me targa italiane CD 243 LE ka përplasur për vdekje 49-vjeçarin Shuaip Hoxha.Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së “Ujit të Ftohtë” në qytetin bregdetar ku 49-vjeçari Hoxha ishte duke kaluar në njërën anë të rrugës në tjetrën kur është përplasur për vdekje nga automjeti i cili drejtohej nga 21-vjeçari i cili ishte në gjendje të dehur.Ndërkohë i riu akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në gjendje të dehur me pasojë vdekjen e një personi