Berisha:Modernizimi i sistemit shëndetësor, në fokus të reformave
Kryeministri Berisha, gjatë një takimi me mjekë në QSUT ka deklaruar se modernizimi i sistemit shëndetësor, rritja e cilësisë dhe ofrimi i shërbimit të njëjtë për të gjithë qytetarët, pavarësisht të ardhurave të tyre, janë në qendër të reformimit të mëtejshëm të këtij sistemi.Kryeministri Berisha, i cili ndodhej në këtë takim për të prezantuar rektoren e Universitetit të Mjekësisë Jera Kruja, theksoi se edhe krijimi i këtij Universiteti do të jetë një vlerë e shtuar në përpjekjet e gjithanshme për t’i ofruar qytetarëve shqiptarë shërbimin më të mirë shëndetësor, ndërsa u bëri thirrje mjekëve për konsolidimin e rregullave të qarta midis funksionimit të sektorit publik dhe atij privat, që të dy sektorët të ecin pa dëmtuar njëri-tjetrin.“Ju e dini mirë se çdo qeveri e çdo forme e ka për detyrë të parë sigurimin e shërbimit shëndetësor ndaj qytetarit, por një qeveri e një vendi të lirë nuk pengon kurrë veprimtarinë private të individit. Mbetet një kod etik i hekurt që duhet t’i impononi vetes, në mënyrë që të dy sektorët të ecin pa dëmtuar njëri-tjetrin. Të mos harrojmë se sektori publik është sektori edhe i atyre që nuk kanë dhe ata që nuk kanë, kanë të drejtë të gëzojnë të njëjtin shërbim cilësor si ata që kanë,” – u shpreh Kryeministri.Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u ndal në disa nga treguesit pozitive të shërbimit shëndetësor shqiptar, sikundër nënvizoi edhe disa nga problematikat e reformës së këtij sektori.