Vlorë, betonierja përplaset me një banesë, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë në rrugën "Dhimitër Konomi" që të con për në shkollën Tregtare,ne rrugen nacionale ne afersi te Rrapit. 50 vjecari Kastriot Hametaj ishte duke provuar funksionimin e presë-s, por papritmas ka humbur kontrollin e saj duke u përplasur me një banesë dhe ka gjetur vdekjen.Hametaj ishte duke punuar disa metra larg vendit të aksidentit, por automjeti presë ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një banesë duke hyre brenda saj. Mjeti me tonazh të rënd është përplasur me këndin e një banese, si pasojë, një pjesë e murit të banesës është spostuar në drejtim të gabinës së kontrollit duke aksidentuar për vdekje 50 vjecarin.Për të nxjerrë nga automjeti trupin e tij është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës dhe banoreve, ku vetëm pas 30 minutave u arrit te nxirrej i gjalle. I aksidentuari në gjendje kritike për jetën është dërguar me shpejtësi për në spitalin rajonal të Vlorës për t’ju nëngshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.Por bluzat e bardha raportojnë se Kastriot Hametaj nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes për shkak të frakturave të shumta të marra në trup.Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur dhe Arjan Memetaj, jashtë rrezikut për jetën. Sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, përplasja ka qenë aksidentale, nderkohe qe rruget ne ate zone jane tejet te amortizuara dhe jane ngushtuar nga ndertimet e fundit pa kriter ne kete zone. Ky eshte aksidenti i dyte me pasoje vdekjen prenda 24 oreve.