Takimi me ambasadorët, Rama: Diskutuam për zgjedhjet dhe ekonominë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.Takimi është zhvilluar në zyrën e ambasadorit Sequi për rreth 1 orë e 30 minuta dhe në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.Në një prononcim për mediat pas takimit, kryesocialisti Rama theksoi se në takim ka informuar ambasadorët për zgjedhjet e 23 Qershorit dhe për situatën ekonomike në vend."“Ishte një ftesë e gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Europian për tu informuar mbi pikëpamjet tona, shqëtësimet dhe pritshmëritë lidhur me zgjedhjet, ekonominë dhe të ardhmen e Shqipërisë si një forcë që duhet të jetë një zëdhënëse e europianizimit të rajonit dhe sigurisht edhe të aspiratës europiane që në asnjë mënyërë nuk duhet të cënohet nga retorikat e një nacionalizmi që i ka ikur koha me kohë e me vakt" u shpreh Rama.Rama ka theksuar më tej se shqiptarët duhet ta dinë që vota e tyre do të jetë e paprekur dhe se miqtë ndërkombëtarë nuk do e lënë vetëm Shqipërinë këtë herë.