Akuzat e PS për plagjiaturë, Shehu: Absurde, alternativa e Ramës ok për vitet ‘80
Partia Demokratike hedh poshtë akuzat e liderit të selisë rozë Edi Rama se po i vjedhin programin elektoral. Tritan Shehu, deputet i PD-së në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News i vlersoi absurde pretendimet e lidershipit socialist, të cilat sipas Shehut janë pasojë e një shterpësie në ide e kësaj partie. Duke u ndalur konkretisht në sistemin e shëndetësisë, deputeti demokrat tha se Rama jo vetëm që po spekulon cdo ditë mbi realitetin e këtij sistemi, por dhe rruga e zgjidhjes që ofron është terësisht jashtë kontestit të sotëm, që sipas tij fare mirë do të mund të zbatohej në vitet ‘80.“Lidhur me problemet e sistemit shëndetësor për të cilat ka folur PS dhe drejtuesi i saj mendoj se krejtësisht është impostuar gabim. Të bëjnë përshtypje disa deklarata absurde të Ramës qoftë për atë cfarë është bërë, të dhënat e pavërteta që jep. Sot Rama goditi një nga sistemet që ka ecur mirë, atë të dializës, goditi sistemin e sigurimeve. Rama gabon, ose tregon një filozofi terësisht centraliste, përmes parallave kërkon të krijojë një mjegullnajë për realitetin e sistemit shëndetësor, të krijojë iluzione të mbështetura në disa principe që do të vlenin për vitet ’80. Kolona e sigurimeve përmes kontributeve direkte ka luajtur një rol stabiliteti në sistemin shëndetësor. Ai spekulon kur thotë se ka 1 milionë të pasiguruar. Pensionistët, invalidët, të papunët, nxënësit, personat me ndihmë sociale janë automatikisht të përfshirë në skemë që mbulohen nga shteti. Që kur deklaron se ka 1 milion të papunë kemi të bëjmë me spekulim. Jo se nuk ka probleme, por rruga e zgjidhjes është diametralisht e kundërt me atë cfarë deklaron Rama. Ajo që dallon një politikan serioz është fakti se premtimet që jepen mund të gjejnë zbatim konkret. Të bësh premtime për qiejt dhe yjet së pari bëhesh qesharak dhe së dyti s’të beson njeri. Nuk shoh asgjë që mund të kopjojmë prej tij. Ne do shtyjmë përpara sistemin e reformave që kemi nisur, kujdesin parësor që është më i sukseshmi, duhet të zgjerojmë skemën e sigurimeve. Rama akuzon në mënyrë absurde PD dhe Kryeministrin se po kopjon programin e tij, konkretikisht krijimin e Universitetit të Mjekësisë. Kjo ide është lëshuar nga Kryeministri që në mandatin e tij të parë. Ky element tregon që ajo forcë është shterpë në ide. Janë bërë shumë gjëra, por cdo gjë kërkon njëfarë kohe. Elektorati shqiptar në 23 qershor do të tregojë se ai beson të vërtetën” deklaroi ai.Shehu i është përgjigjur edhe alarmit të lëshuar nga Kreu i PS lidhur Spitalin Ushtarak, ku sipas tij qeveria dhe vetë Ministria e Shëndetësisë nuk po bën asgjë më shumë sesa një hapje të tij për të gjithë qytetarët.“Pati një konfuzion total nga PS. Ideja është që ky spital të hapet, kërkon të ndërtojë konceptin e tij, të konvertohet dhe kthehet në një mision shumë më të rëndësishëm që ka sot. Është një pasuri kombëtare dhe bëhet më efektiv ndaj qytetarëve shqiptarë. Ai spital sot mjekon mbi 90% pacientë civilë, duhen disa masa për ndryshimin e administrimit për t’iu përshtatur sa më shumë kohës” theksoi Shehu.Jashtë vëmendjes së intervistës nuk ka mbetur as aktualiteti politik, në mënyrë të vecantë “surpriza” Eduart Selami. Duke ia njohur si atribut individual, Shehu vlerësoi se një vendim i tij për të dhënë kontribut në PD është qartazi dëshmi e filozofisë së selisë blu, i hapjes dhe bashkimit.“Më bëhet qejfi që Selami ka vendosur të invulvojë më tepër në politikë dhe konkretisht në PD. E konsideroj një elemet pozitiv të tijin personal, por dhe realitetit që PD ofron njerëzit.Të gjithë kemi ndryshuar, ndryshojmë. PD është parti dinamike jo statike, PD ka ndryshuar dhe ndryshon në përputhje me ndryshimet dhe nevojat që ka vendi.PD është e vetmja forcë politike në gjitha vendet ish komuniste që është një forcë lider në vendin e saj ashtu siç ka qenë në momentin e themelimit të saj. PD ka ditur të dalë me opsione të qarta në përputhje me nevojat e kohës. Por ajo cfarë ka mbetur konstante është vizioni për të bashkuar.E keqja është se ka demoagogë dhe spekulatorë që flasin në emër të tjerëve, pa i pyetur fare ata dhe pa u prononcuar. Së dyti është filozofia e bashkimit në këtë moment kaq të rëndësishëm në një mision kaq të rëndësishëm që ka PD” tha ai.I pyetur nëse filozofia e hapjes është një lëvizje elektorale e Kryeministrit, ligjvënësi demokrat tha se kjo është një filozofi e brendshme e PD, por jo më pak edhe jashtë saj, në raport me aleatët.“Është një proces, jo lëvizje. Është një filozofi e brendshme e PD. Kemi të bëjmë me figura, personalitete të vendit që kanë gjetur mundësinë për të bashkëjetuar sëbashku dhe kjo e bën PD akoma më të fortë dhe më të gjerë. Kjo filozofi është një elemnt kyc për fitoren tonë në 23 qershor. Sic është e fortë brenda, PD është e fortë edhe jashtë saj, në marrëdhënie me partnerët. Pra synon jo vetëm një zgjerim të brendshëm, por edhe një koalicion më të gjerë. Lidhur me LSI, Duke gjykuar ecueshmërinë e koalicionit në 4 vjet, administrimin e tij them që ska asnjë shkak që LSI të mos jetë pjesë e PD në zgjedhjet e 23 qershorit dhe sigurisht që do të jetë pjesë e qeverisjes pas zgjedhjeve”përfundoi Tritan Shehu.