Dëmtimi në rrjet, UKT: Disa zona në Tiranë kufizime të ujit

Disa zona të Tiranës do të vuajnë sot mungesës e ujit të pijshëm si pasojë e një dëmtimi në rrjet.Sipas informacioneve nga Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës thuhet se kufizime me ujë të pijshëm do të kenë  zona e Tiranës së Re, "Mihal Gramenos", Qesaraka dhe Sauku.Sipas UKT-së, shkak për kufizimin me ujë të pijshëm është bërë dëmtimi i tubacionit kryesor të furnizimit me ujë të stacionit të pompimit të Qafëmollës.Mësohet se tubacioni është dëmtuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në fshatin Shën Gjin,pranë burimit të Shën Mërisë ndërkohë që po vijon puna për riparimin e defektit.