Ersekë, vret të dashurën, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Ersekës.Një 50-vjeçar ka vrarë me armë të dashurën e tij dhe më pas është vetëvrarë.Sipas informacioneve më të fundit, 50-vjeçari Fatmir Kapllani ka vrarë me armë të dashurën e tij  Antoneta Petriti 36 vjeçe dhe më pas ka qëlluar edhe veten.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 36-vjeçares Petriti, e cila mësohet se ishte e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve.Sipas informacioneve, 50-vjeçari, sh-punonjës i repartit të zjarrfikëseve të këtij qyteti dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me 36-vjeçaren pasi ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.Nuk dihen ende arsyet e krimit të dyfishtë ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.