Arvizu takon Panaritin:Shqipëria, partnere aktive në Afganistan
Ministri i jashtëm Edmond Panariti zhvillon sot një takim me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.Sipas një njoftimi të ministrisë së jashtme në takim u diskutua për angazhimin e Shqipërisë në Afganistan në kuadër të NATO-s.Ministri Panariti nënvizoi se qeveria Shqiptare do të vazhdojë të mbetet e angazhuar edhe më tej në dhënien e kontributit e saj në drejtim të proceseve të tranzicionit dhe mbështetjes së Forcës së Sigurisë në Afganistan.Nga ana e tij, Ambasadori Amerikan vlerësoi rolin e Shqipërisë si një partnere aktive në Afganistan.Gjatë takimit u diskutua gjithashtu rreth zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe për zhvillimet në rajon. Ministri Panariti konfirmoi edhe një herë rolin e Qeverisë Shqiptare si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajonin tonë.