Dy aksidente në Tiranë dhe Vlorë, dy të vdekur

Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima Durim Bicaku 39 vjeç mendohet të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas bluve, Bicaku i cili udhëtonte me bicikletë dyshohet të jetë përplasur nga një automjet, e për pasojë ka gjetur vdekjen.Ndërkaq nga ana e policisë po hetohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.Ndërkaq me një diferencë të vogël kohore një tjetër aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar ne Vlorë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shtetasi Shuaip Hoxha, 49 vjeç teksa kalonte rrugën pranë zonës së "Ujit të Ftohtë" është përplasur për vdekje nga një automjet me targa italiane CD 243 LE.Menjehere ne vendngjarje ka mberritur policia, e cila ka shoqeruar te dy perosnat qe ishin ne automjet , nderkohe qe ka saktesuar se drejtuesi i mjetit  Gazmir Canaj, 21 vjec  është ndaluar.  Sipas policisë nga hetimet  paraprake dyshohet se shkak për aksidentin ka qene lagështia në rrugë si dhe mungesa e ndricimit dhe sinjalistikës.