Berisha uron shqiptarët për Shën Valentinin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2013, 11:22
Kryeministri, Sali Berisha ka uruar sot shqiptarët për Shën Valentinin, ditën e të dashuruarve.Në profilin e tij në FB, kryeministri ka postuar një foto në shoqërinë e bashkëshortes, Liri Berisha, së bashku me urimet për gjithë miqtë e tij në Facebook.“Të dashur miq! Gëzuar Shën Valentinin, ditën e zemrës suaj, zjarri i të cilës sublimohet në më të mirën e njeriut, në mrekullinë e tij që e bën atë të jetë vetvetja!” shkruan kryeministri Berisha.