OSHEE mbifaturon qytetarët, 2 mln lekë faturim për çiftin e të moshuarve
OSHEE ka mbifaturuar me shuma stratosferike banorët e Kukësit, qarku ku edhe debitorët janë më të mëdhenj. Një i moshuar tregon për Ora News se ndonëse jeton vetëm me bashkëshorten, fatura e OSHEE për energjinë e harxhuar vetëm në një muaj rezulton të ketë shpenzuar 4 mijë kilovat.Kukës- Qindra konsumatorë në Kukës, Has e Tropojë, po përballen me mbifaturime të bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Eneërgjisë Elektrike, a thua se në banesat e tyre funksionon ndonjë fabrikë.I tillë është edhe rasti i dhjetëra banorëve të komunës Shishtavec, ku një prej tyre thotë se ekspertët e OSHEE-së i kanë dërguar në shtëpi një faturë me 4 mijë kilovat, kur ai jeton vetëm me bashkëshorten, pasi fëmijët janë larguar prej vitesh në emigracion.Dhjetë abonentë i janë drejtuar edhe gjykatës për mbifaturim, ndërkohë që ankesat në Zyrat e kujdesit ndaj Klientit janë të shumta, por pa përgjigje konkrete se çfarë do të bëhet me mbifaturimet apo gjobat e vëna.Gjatë muajit dhjetor në Kukës, Has e Tropojë është shënuar një shifër rekord e arkëtimit të faturave të energjisë elektrike ku janë mbledhur më shumë se 112 milion lekë të reja.
/Oranews.tv/