Gjykata e Lartë, Nishani kërkon bashkëpunimin e partive

Presidenti Bujar Nishani u është drejtuar, sot, me një letër krerëve të grupeve parlamentare të Kuvendit përmes së cilës kërkon bashkëpunim në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë."Kërkoj bashkëpunimin tuaj në dhënien e mendimeve për përcaktimin e kritereve konkrete dhe performancën që duhet të kenë dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.Në kuadër të këtij proçesi bashkëpunimi, duke i konsideruar dhe vlerësuar mendimet tuaja të rëndësishme, lutemi të na i dërgoni ato brenda datës 5 Janar 2015." - shkruan Presidenti në letrën e tij që i dërgon Gramoz Ruçit, Edi Palokës, Petrit Vasilit, Shpëtim Idrizit dhe Fatmir Mediut.[caption id="attachment_441856" align="alignright" width="637"]nishani Në foto: Letra e Bujar Nishanit[/caption]