Ikin dritat, Bashës i pritet fjalimi në mes: "Mora veten mësysh"
Tirane- Në sallën e Universitetit të Arteve kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte ngjitur sot paradite në podium për të bërë analizën një vjeçare të bashkisë, si dhe po fliste për reduktim taksash kur janë fikur dritat.“Mora veten mësysh kur fola për kalimin e buxhetit të bashkisë me konsensus” i tha Basha të ftuarve me humor, ndërsa më pas nisi kontaktet në telefon për të mësuar për arsyen e këtij black out-i ndërsa nënkryetari Eno Bozdo foli komunikoi se gjithçka do të rregullohej brenda 10 -15 minutash.Më herët Basha deklaroi: "Më mirë të pinin paracetamol për tu qetësuar sesa e bënë këtë"Pas pritjes kryebashkiaku Luzim Basha nuk kurseu ironinë për qeverinë dhe kryeministrin Rama.“Duke shpresuar që kryeministri ta ketë plotësuar dëshirën që të ishte në të gjitha ekranet live duke folur për përmirësimin e biznesit në Kosovë, rifillojmë prezantimin tonë këtu në Tiranë”, tha Basha.Në një analizë të gjatë, Basha renditi arritjet.“Reduktimi i 60 taksave dhe tarifave nga 80 që gjetëm në vitin 2011 është një hap që flet vetë. Po kështu reduktimi me 30% i taksave për një sërë biznesesh të vogla, heqja e taksave vendore tërrëssiht për bizneset që punësojnë mbi 50 persona kanë sjellë një klimë të përmirësuar në qytet që për vitin 2012 vërtetojnë krijimin e 12500 vendeve të reja të punës në qytetin tonë. Për herë të parë një bashki, pushteti vendor flak tutje jo vetëm të sjellurit si komunale, por hedh hapa aktiv, dedikon fonde për të inkurajuar hapjen e vendeve të punës”, u shpreh Basha.Për protjeket e rëndësishme të Tiranës të cilat janë të bllokuara kryetari I bashkisë ia faturoi përgjgjësinë qeverisë.“Në mënyrë abusive dhe antiligjore qëveria ka bllokuar ekzekutimin e planit të Tiranës. Unë i bëj thirrje qeverisë të cbllokojë këtë instrument transparent ose të japë llogari për cilat interesa është bllokuar ky plan? Kujt i shërben bllokimi i plani transparent?”Për satistikat e punësimit Basha tha se përmirësimi i klimës së biznesit dhe lehtësitë fiskale mundësuan hapjen e 25 mijë vendeve të reja pune.
(Ne foto: Momenti para dhe pas ikjes se dritave)