Hulk: Te Zenit shkova vetëm për para

Shumë shpesh lojtarët deklarojnë se kur ndryshojnë fanellëm, motivohen nga dashuria për këtë apo atë ekip, por në shumicën e rasteve ata nuk thonë të vërtetën. Por ky nuk është rasti i sulmuesit të Zenit St.Peterburg, Hulk, i cili u transferua në Rusi nga kampionët e Portugalisë, Porto. Braziliani pranon se një nga arsyet që pranoi të transferohej ishte ana financiare."Nuk dua të gënjejë, njerëzit e dinë që unë jam futbollist dhe që duhet të përfitojë nga ky moment. Është e qartë që zgjodha Zenitin edhe për paratë. Gjithsesi klubi po rritet shumë dhe ka një strukturë të mirë, po investon dhe për 2-3 vjet do të jetë një nga skuadrat më të forta në Europë", deklaroi ish sulmuesi i Portos.Kalimi i Brazilianit në radhët e skuadrës Ruse, solli pakënaqsi te lojtarët vendas të cilët e konsideronin këtë blerje si normale dhe se nuk kishin pse të shpenzonin aq shumë drejtuesit e klubit për një lojtarë që nuk bën diferencat me grupin tjetër të skuadrës.