“Gjuha e maqedonasve të vjetër", promovohet libri i Arsim Spahiut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2014, 19:07
Karakteri etnik i maqedonasve të vjetër, si dhe lidhja e tyre me ilirët e helenët vinë në librin "Gjuha e maqedonasve të vjetër" nga Prof. Dr. Arsim Spahiu.Historiani shqiptar shtron çështje që kanë lidhje me të vërtetën shkencore, por pa u shkëputur nga trajtimi kombëtar.Studimet e parahistorisë së shqipes, mbështetur në argumente gjuhësore, janë ndër më të dobishmet për sqarimin e origjinës së kombit shqiptar.Në libër sillen dëshmi se maqedonishtja e vjetër nuk kuptohej nga grekët.Afërsitë gjuhësore mes popujve të Gadishullit të Ballkanit që për hir të kohës dhe përzierjeve të shumta nuk kanë gjetur ende një zgjidhje përfundimtare, mbesin një fushë e hapur për studime të mëtejshme.