ISIS, hedhin burrin nga tarraca e një ndërtese sepse është gay
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2014, 14:29
Pamje të frikshme të cilat publikohen nga ISIS tregojnë një grup luftëtarësh teksa hedhin nga tarraca e një ndërtese një burrë për shkakun e vetëm se është gay.Disa foto të tjera tregojnë “përdhunues” të gjakosur të cilët lidhen në hekurat e urës së qytetit dhe lihen të vdesin.Disa momente pasi të hedhin nga tarraca, një grup prej 8 personash duken në tarracën e godinës që besohet se ndodhet diku në veri të Irakut.Imazhet shokuese janë postuar në faqen online të xhihadistëve pak orë pasi senati amerikan publikoi raportin me torturat çnjerëzore në burgjet e tyre sekrete në të gjithë botën.

