Kukës, dyndje në zyrat e OSHEE, radhë të gjata edhe pas orarit zyrtar
Kukës-Ndryshe nga koha, kur Zyrat e Klientit, të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike qëndronin bosh, tashmë në Kukës po ndodh e kundërta, janë me qindra abonentët të dyndur për të shlyer faturat e energjisë së harxhuar.Radhët më të gjata, krijohen pas orës 16.00, që përkon me mbylljen e orarit zyrtar të administratës, të cilët duket se janë edhe kontigjenti, që tashmë, janë të detyruar të paguajnë energjinë që konsumojnë.Në radhë ka edhe pensionistë që detyrohen që të marrin para borxh, për të paguar faturat dhe për të lidhur AKT-Marrëveshje me OSHEE-në.Zyrat ndaj klientit në Kukës, Has e Tropojë qëndrojnë të hapura deri në orën 22.00 të darkës. Vetëm për muajin Dhjetor janë arkëtuar më shumë se 42 milion lekë të reja./oranews.tv/