Zonat e mbrojtura, tani hyrja me pagesë edhe për 50 të tjera
Zonat e mbrojtura që vjelin të ardhurat nga turizmi janë vetëm katër nga pesëdhjetë e katër në total.Për këtë arsye Ministria e Mjedisit do të krijojë një administratë për zonat e mbrojtura, e cila do të vjelë të ardhurat nga turizmi si dhe do të menaxhojë më mirë pasuritë kombëtare.Kështu psh Parqet Kombëtare si Sopoti, Karaburuni, Qafë Shtama do të bëhen me tarifë hyrëse, ashtu si parku kombëtar i Dajtit. Apo Monumentet e Natyrës si Bredhi i Sotirës, Vlashaj, Zheji apo dhe Syri i Kaltër.Drejtoria e PNUD-it për Shqipërinë veçoi rëndësinë e kthimit të këtyre zonave në fitimprurëse që do të ndihmojë jo vetëm ekonominë por edhe ato vetë.Në fillim të vitit 2015 pritet të fillojnë punimet për realizimin e projektit IPA2 që kap shifrën e 4 milion eurove dhe që sipas përfaqësuesit të delegacionit të BE NUK do të jepen konstrata direkte.BE do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përmirësimin e menaxhimit të zonave të mbrojtura. Gjithashtu 2015 do ta gjejë Shqipërinë me 20% më shumë sipërfaqe të gjelbër, pasi pritet të ndërtohet Parku Kombëtar i Alpeve.