Gjiknuri: Paketa lehtësuese për shlyerjen e faturave ka rritur arkëtimet
Sektori energjitik shqiptar ka nisur të përmirësohet.Në një deklaratë për mediat, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se gjatë muajit të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të arkëtime, çka bërë që të nisë edhe shlyerja e detyrimeve ndaj HEC-eve private.Tiranë- Aksioni i nisur kundër vjedhësve të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e parave të arkëtuara dhe si rezultat në përmirësimin e sektorit energjitik.Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se përgjatë muajit nëntor humbjet janë ulur me 15.2%, ndërsa arkëtimet janë rritur me 47.2%, duke krijuar likuiditet për kompanitë që ishin në krizë.“Niveli i humbjeve për muajin Nëntor ka shënuar një rënie të theksuar, duke arritur në 32.8% ndërsa Nëntorin e vitit 2013, niveli i humbjeve ishte 48%. Shifrat flasin vet për një rënie të humbjeve me 15.2%. Mesatarja progresive e humbjeve për periudhën Janar-Nëntor është ulur në 37.8%.Në vitin 2013, mesatarja vjetore e humbjeve ishte në masën 45%.Për sa i takon arkëtimeve, për muajin Nëntor ato kanë arritur në 4,38 miliard lekë ose krahasuar me nëntorin e vitit 2013 konstatohet një rritje me 47.2%.Për periudhën Janar-Nëntor 2014, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, arkëtimet janë rritur me 8,2 miliard lekë ose ndryshe 23.5% më shumë.Ministri rikonfirmoi edhe njëherë premtimin se do të shlyhen të gjitha detyrimet ndaj HEC-eve private.“Këto ditë, ka nisur të shlyerja e borxheve të akumuluara ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë, duke u dhënë kështu frymëmarrje edhe investimeve private.Detyrimi ndaj HEC-eve private përfshire HEC Ashta, për periudhën Janar-Tetor 2014 është 7.89 miliard lekë. Deri në fund të vitit, detyrimi parashikohet të arrijë deri në 8.87 miliard lekë.Nga ky borxh është likujduar 2.99 miliard lekë ose 34% e tij.Ka filluar këto ditë likujdimi me mbi 1.1 miliard lekë i detyrimeve, i cili do të plotësohet brenda këtij muaji edhe me 2 miliard lekë të tjera, duke arritur në një shlyerje të borxhit në nivelin mbi 70%.Brenda muajit Prill 2015, ky detyrim do të jetë bërë e mundur të shlyhet 100% dhe ndërkohë nuk do të ketë asnjë faturë korente të papaguar”.Brenda pak ditëve në bazë të skemës lehtësuese për pagesat rezultojnë të jenë lidhur 16.793 marrëveshje, ndërsa 7.318 klientë familjarë kanë përfituar zbritjen 80% të kamatëvonesës duke likujduar plotësisht borxhet e akumuluara ndaj kompanisë së shpërndarjes.