PD: Rama deformoi bisedën me zyrtarin e BE, Weber
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama dhe deputetin Taulant Balla se kanë deformuar bisedën me zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian Webër.Në një dalje për mediat zëdhënësja e PD Oriela Nebiaj tha se deklaratat e Ballës i ka përgënjeshtruar vetë zyrtari i lartë i BE."Abuzimi dhe mashtrimi publik si tipar i Edi Ramës, u shfaq edhe me përpjekjen e tij për të deformuar deklaratat e kryetarit të PPE, zotit Weber. Një akt skandaloz e i paprecedentë, kur një kryeministër përmes zëdhënësit të tij tashmë të cerfifikuar si shpifës, shtrembëron, manipulon një bisedë, duke u rrekur të ndërtojë një realitet që nuk ekziston. Kjo e ka detyruar Weber të përgenjështrojë publikisht deklarimet e rreme të zëdhënësit të Ramës."Sipas zyrës së shtypit të PD, manipulimet e Ramë janë në funksion të propagandës së dhe kjo tregon një politikë aspak serioze."Manipulimet e Ramës në funksion të propagandës së tij, janë tregues i politikës aspak serioze dhe i amatorizmit në ndërtimin e raporteve me partnerët tanë të rëndësishëm europianë. Edi Rama po bën gjithcka, deri tek deformimi dashakeq i përmbajtjes së bisedave me zyrtarët e lartë europianë, për të bërë të duket ndryshe, atë që nuk mund të duket ndryshe.Inkrimimimi i politikës dhe parlamentit është i papranueshëm për Europën. Dhunimi i fjalës së lirë të opozitës në parlament nga deputetët e inkriminuar është i papranueshëm për Europën."