Meta “plotëson” kushtin e PD: Gati ligji për dekriminalizimin e Kuvendit
Shumica shprehet e gatshme të konkretizojë me një ligj kërkesën e opozitës për dekriminalizimin e Kuvendit, që deri më tani është kusht i demokrateve për t'i dhënë fund bojkotit. Meta, takoi para prononcimit aleatin e tij, Edi Rama, por mohoi që të kishte biseduar me të për kandidaturën e Gent Sejkos.Një ditë pas kryeministrit Edi Rama, është kreu i Kuvendit Ilir Meta që këmbëngul në nevojën që opozita të kthehet ne parlament, duke deklaruar se nuk ka më kohë për të humbur, për një jetë parlamentare normale.“Ne besojmë se i kemi plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës, edhe ato për komisionet hetimore, edhe për të drejtën e fjalës të përfaqësuesit të opozitës pas kryeministrit, që do të thosha që është një rast unik në historinë e parlamentarizmit, pasi besoj se nuk ka një rast të dytë në Europë që është edhe kontinenti më demokratik. Unë besoj se janë plotësuar të gjitha kushtet që opozita të marrë përgjegjësitë e saj në Kuvendin e Shqipërisë” tha Meta.Por një tjetër debat i nxehtë i politikës, është zgjedhja e Guvernatorit të ri të BSH-së.Meta, takoi para prononcimit aleatin e tij, Edi Rama, por mohoi që të kishte biseduar me të për kandidaturën e Gent Sejkos.Numri 1 i Kuvendit, tha se Kuvendi do të plotësojë detyrimet kushtetuese, për votimin e dekretit të Presidentit, por nuk sqaroi nëse vota do jetë pro apo kundër.Për emrin e Guvernatorit, një ditë më parë, u takuan edhe kryeministri Edi Rama me presidentin Bujar Nishani./Oranews.tv/