Korrupsioni në administratë, PNUD: Gratë më pak të joshura nga ryshfeti
Gratë janë më pak të korruptuara sesa burrat në shërbimin civil. Sipas studimit të realizuar nga PNUD korrupsioni mund të luftohet përmes respektimit të barazisë gjinore, pasi burrat janë shumë herë më të ekspozuar ndaj korrupsionit sesa gratë.Burrave më shumë se grave u është propozuar të përfshihen në praktika korruptive, mes të cilave forma kryesore janë fovorizimet, nepotizmi dhe patronazhi.38% e nëpunësve civilë shqiptarë besojnë në korrupsionin brenda kësaj strukture, ndërsa 11% e pjesmarrësve në anketim kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit.Zëvendës.Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, tha se qeveria po lufton korrupsionin brenda strukturave të shërbimit civil në katër pika, mes tyre duke rritur numrin e grave në postet drejtuese.Në konferencën “Gjinia dhe korrupsioni në shërbimin civil”, Drejtorja e PNUD tha se investimi në barazinë gjinore është një plotësues i rëndësishëm dhe efektiv në luftën ndaj korrupsionit.