Avokatura e Shtetit, Fatmir Xhafaj paralajmëron ndryshimin e ligjit
Në 15 vjetorin e krijimit të Avokaturës së Shtetit, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, gjatë fjalës së tij e vuri theksin mbi rëndësinë e reformimit dhe integrimit të institucionit në fjalë për të arritur standardet e Bashkimit Europian.Xhafa deklaroi gjithashtu se qeveria është në rrugë të mbarë për të bërë ndryshime në ligjin për këtë institucion.Në konferencën e 15 vjetorit të krijimit të Avokaturës së Shtetit,morën pjesë krerët më të lartë të drejtësisë në vend, si kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe Drejtori i shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi, të cilët theksuan vendosmërinë për reformimin e këtij institucioni në mënyrë që të përmbushë standardet më të mira të BE.