Tarifat e studimit, kostoja e studentëve u rrit me 500 lekë në muaj

Pavarësisht protestave e peticioneve të studentëve që kanë kundërshtuar rritjen e tarifave të studimit, Ministria e Arsimit asnjëherë nuk u tërhoq nga ky vendim.Këtë vit në gjithë programet e studimit ka patur një rritje tarife, që në një analizë ekspertët e arsimit e kanë vlerësuarme një rritje prej 500 lek në muaj për student.Ajo që nuk ka ndryshuar në auditore, është numri i pedagogëve ku raportet janë 1 pedagog për 38 studentë nga 20 që duhet të ishte optimalja. Për 2015, nevojat janë për 500 pedagogë më shumë.Ndërsa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se në këtë raport janë të argumentuara arsyet e ndryshimit të tarifës, ndërsa shtoi se ka financime nga buxheti i shtetit si për studentët që kanë nevojë po ashtu edhe për ndërhyrjet që do të bëhen në ndërtimin e Fakultetit të Gjeologji-Minierës dhe të Kampusit Universitar.