Zgjedhjet vendore të 2011, Prokuroria e Lezhës heton dy QV të tjera në Dajç

Pas dënimit të 8 komisionerëve një vit më parë për manipulim të zgjedhjeve vendore të 2011 në komunën Dajç të Lezhës, Prokuroria ka nisur hetimet edhe për 2 qëndra të tjera votimi në këtë njësi vendore.40 votues janë thirrur nga organi i akuzës që dyshohet që ditën e votimit nuk kanë qenë në Shqipëri.Sipas ish-kandidatit të majtë për këtë njësi vendore, Rrok Rroku,me hetimin e këtyre dy qendrave të votimit do të faktohet se manipulimi është shumë më i madh se ajo çfarë është zbuluar deri tani nga gjykata.Nën hetim nga Prokuroria janë qendrat e votimit 0698 dhe 0700 në fshatrat Dajç dhe Kodërr, në të cilat mendohet se ka pasur falsifikime duke ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.