“Emigrantët” në skenë, komedia e zezë në Teatrin "Kujtim Spahivogli"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2014, 18:51
"Emigrantët", është shfaqja e cila këtë fundjavë do të vihet në skenë në Teatrin "Kujtim Spahivogli" nga trupa e teatrit të Gjirokastrës.Komedia e zezë "Emigrantët" trajton çështjen e lirisë dhe ka dy personazhe të dy skllevër, njëri i shtetit dhe tjetri i parasë.Për regjisorin, Kudret Alika, krijimi i dy personazheve nga ana e autorit polak, Slavomir Mrozek, vetëm me iniciale nuk është i paqëllimshëm.Shfaqja "Emigrantët" e cila zgjat rreth një orë e 15 minuta pas rivënies dy herë në teatrin e Gjirokastrës do të shkojë në jug të vendit, e më pas në Kosovë.