Përfaqësimi 30 % i grave, kryetarja e KQZ kërkon ndryshimin e kodit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2014, 17:22
Në prag të zgjedhjeve vendore shtohen zërat për nevojën e ndryshimit të kodit zgjedhor.Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Lefteri Lleshi, nga Berati kërkon ndryshimin për të sanksionuar që kush nuk respekton përfaësimin me 30% të grave në politikë automatikisht i refuzohet lista e kandidatëve nga institucioni i administrimit të zgjedhjeve.Deklarata e kryetares së KQZ u bë gjatë një trajnimi në kuadër të pregatitjes për proçesin e zgjedhjeve vendore të 2015.Lleshi premtoi se në zgjedhjet e ardhshme janë marrë të gjitha masat për të mundësuar përmes fleteëve të veçanta të votimit që edhe personat me aftësi të kufizuar të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.