Prezantohet qeveria e re, Mustafa zotohet për ndryshime
Qeveria e re e Isa Mustafës ka marrë zyrtarisht detyrën këtë të premte. Dhe që në fjalimin e parë në postin e ri, Mustafa ka folur për përgjegjësitë që e presin për të ringritur gjendjen ekonomike dhe sociale në vend.Sipas të gjitha gjasave, tre ligjet e para që mazhoranca e re do të aprovojë në Kuvend do të jenë ligji për Gjykatën Speciale, ai kundër pjesëmarrjes së shtetasve të Kosovës në luftra të huaja dhe ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës."Kemi marr përgjegjësinë në një situatë të ndjeshme për Kosovën. Do të jemi të përkushtuar në zhvillimin ekonomik dhe integrimin europian. Shprehim përkushtimin tonë që me përgjegjësi t'i kryejmë obligimet si qeveri. Do të bashkëpunojë me presidenten Jahjaga dhe me të gjithë përfaqësuesit institucional dhe politikë".Përmes një ceremonie shtetërore, në orën 14:00, Mustafa u shoqërua për në hyrje të Kryeministrisë nga pararendësi Hashim Thaçi, nën ritmin e himnit të Kosovës.Ish-Kryeministri ishte spostuar vetëm pak centimetra në të djathtë nga karrigia ku qëndronte ulur deri para një jave dhe u falenderua nga Mustafa për bashkëpunim në koalicion qeverisës, si dhe partitë e komuniteteve pakicë.Kryeministri i ri u zotua gjithashtu se plani qeverisës do të jetë i gatshëm në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa ka bërë të ditur se në të do përfshihen vetëm projekte që kanë mundësi reale për t'u zbatuar, e jo dëshirat e qeverisë.