Teatri i Operas i Donetsk mbron sopranon, u fotografua me flamurin prorus

Trupa e Teatrit të Operës në qytetin e kontrolluar nga separatistët Donetsk ka ngritur zërin në mbështetje të sopranos me famë botërore Anna Netrebko, pasi debatit që ajo ndezi pasi u fotografua me flamurin e prorusve gjatë një ceremonie ku dhuroi një shumë parash për teatrin e tyre. Netrebko, një nga emrat më të mëdhenj në operan ndërkombëtare, u fotografua me flamurin "Novorossiya" që do të thotë Rusia e re, një përcaktim i vendosur nga rebelet për zonat e lindjes së vendit. Sopranoja e njohur dhuroi 1 milion rubla ose afërsisht 18 mije e 500 dollarë për teatrin e donjeskut. Jevgeni Denisenko, Drejtor i Përgjithshëm Teatrit të operas në Donetsk shprehet i shokuar nga kjo situatë. "Ajo është kreative dhe ka një shpirt të pasur. Vizita e saj në Donjesk nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëhere lidhje me politikën. Ajo ndodhet këtu si soprano dhe unë nuk e kuptoj se si situata u politizua dhe shkoi kaq larg sa ajo të akuzohet në këtë mënyrë. Netrebko, e cila jeton në Austri dhe ka shtetësi të dyfishtë, në një postim në Facebook tha se nuk e kishte njohur flamurin e "Novorossiya" teska është fotografuar.Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Austri deklaroi për Reuters se fotot e Netrebkos me flamurin separatist ishin "problematike", dhe kanë zemëruar shumë përdoruesit e rrjeteve sociale. Ndërkaq Austria Airlines, më të cilën Netrebko ka një kontratë për reklamën ndaj kompanisë, tha se nuk do të rinovojë më kontratën me sopranon.Por artistët e Teatrit të Operas në Donetsk thanë se nuk ju intereson fare politika dhe se i janë mirënjohës Netrebkos për ndihmën financiare. Teatri i Operas ne Donetsk daton që në vitin 1932. Ai i ka mbijetuar luftës me Gjermaninë Naziste duke u pezulluar në 1942 për t'u kthyer një vit e gjysmë më vonë.