Arkitektura italiane, konferencë shkencore te Politekniku

Javët arkitekturore italiane kanë qenë objekt i konferencës shkencore të organizuar në Universitetin Politeknik të Tiranës.Por duket se mungesa e prezencës së studentëve në konferencë, duket se ka shqetësuar Ministren e Turizmit, Eglantina Gjermeni.Ka qenë Ministrja e Kulturës, Milera Kumbaro, e cila e ka qetësuar duke theksuar se prania do të rritet kur të nisë debati i vërtetë në konferencë.Më pas të dyja Ministret kanë vijuar diskutimin për kontributin që arkitektët italianë kanë dhënë në ndërtimin e godinave më të rëndësishme në Shqipëri.I pranishëm në konferencë, Ambasadori i Italisë, Massimo Gaiani, falenderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë dhe vlerësimin që i bëjnë punës së arkitektëve italinë për ndërtimin e godinave në Tiranë.