Sulm Ambasadës izraelite në Athinë, 54 të shtëna me armë, s’ka të lënduar

Persona të armatosur dhe të paidentifikuar kanë hapur zjarr më armë kallashnikov mbi Ambasadën izraelite në Athinë në orët e para të së premtes.Policia greke deklaroi se fatmirësisht nuk janë shënuar viktima apo dëme serioze. Në deklaratë sqarohet se katër persona me motorra qëlluan mbi ndërtesën e Ambasadës, e cila ndodhet në periferi të Athinës, në anën veriore të saj.Sipas policisë shenjat e plumbave janë dukshëm në mure, ndërkohë që forcat e rendit gjetën rreth 54 predha 40 metër larg oborrit të Ambasadës.Incidenti është dënuar nga qeveria greke, ku Ministri i Rendit Publik grek, Vasilis Kikilias, u shpreh se Greqia mbetet një vend i sigurtë.Ai paralajmëroi të gjitha ata që po përpiqen apo janë përpjekur sistematikisht të cënojnë sigurinë dhe qetësinë e Greqisë, do të përballen me forcën e shtetit dhe të publikut gjithashtu.Policia e Athinës rrethoi zonën rreth Ambasadës, e cila nuk ka qenë asnjëherë tjetër objektiv i sulmeve të tilla në këto vite të gjata të krizës ekonomike greke dhe tensionet sociale dhe politike që e kanë shoqëruar atë.Vitin e kaluar u sulmua rezidenca e Ambasadorit gjerman në Athinë, duke shqetësuar autoritetet vendase, por edhe ato europiane.Bombat, zjarrvëniet dhe sulmet jo me shumë dëme janë të zakonshme në Greqi, e cila ka një histori të gjatë të dhunës së grupeve ektremiste majtiste.