SHBA shmang falimentin, dhoma e përfaqësuesve miraton buxhetin 1.1 trilionë USD
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi buxhetin prej 1.1 trilion dollarë në orët e vona të së enjtes, për të financuar agjencitë federale deri më 30 shtator, kohë në të cilën përfundon viti fiskal.Me 219 vota pro dhe 206 kundër të republikanëve buxheti kaloi nga dhoma e përfaqësuesve pas thirrjeve të presidentit amerikan Barak Obama për miratim.Fondi do të financojë pjesën më të madhe të qeverisë deri në shtator 2015, por disa departamente do të marrin vetëm financim afatshkurtër.Legjislacioni duhet të miratohet nga Senati para se të dërgohet për tu firmosur në zyrën e presidentit.Republikanët morën kontrollin e Kongresit dhe Senatit në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke e bërë më të vështirë punën e Obamës në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe duke bllokuar disa nga premtimet e tij elektorale.Republikanët kundërshtojnë fuqimisht reformat e emigracionit të presidentit Obama , duke shpresuar që t'i bllokojnë ato në fillim të vitit të ardhshëm kur të mblidhet kongresi i ri i dominuar prej tyre. Ata kanë planifikuar që t'i imponojnë qeverisë ndryshime në ligjin e emigracionit, nëpërmjet fuqisë së shumicës që kanë në kongres.Udhëheqësi i shumicës në senat Harry Reid tha se dhoma e tij do të fillojë të rishikojë që të premten buxhetin. Projekt-ligji financon qeverinë në të njëjtat nivele që ishin negociuar dhjetor e kaluar.Ndryshimi janë disa fonde të shtuara emergjente nga presidneti Obama për të ndihmuar në luftën kundër Ebolas në vendet e Afrikës Perëndimore dhe në luftën kundër Shtetit Islamik, vecanërisht për operacionet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bahskuara të Amerikës në Kobani dhe Irak.