Korçë, bashkia s'ndal projektin, sot masa për 59 vjeçarin që kërcënoi kryebashkiakun

Kërcënimi ndaj kryebashkiakut të Korçës që përfundoi me arrestimin e të akuzuarit, nuk do ta ndalë bashkinë për të vijuar me zgjatimin e bulevardit “Republika”. Sot del për masën e sigurisë i akuzuari për kanosje ndaj kryebashkiakut të Korçës.Korçë - Petrit Xhelollari 59 vjeçari që u arrestua nga policia me akuzën se ka kërcënuar kreun e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, pritet të dalë sot para togave të zeza për t'u njohur me masën e sigurisë.Ndërkohë marrë shkas nga ngjarja në fjalë, bashkia e Korçës përmes zëdhënëses ka deklaruar projekti për zgjatimin e bulevardit "Republika" do të realizohet.Petrit Xhelollari u arrestua mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22 e 30 minuta me akuzen se kishte kërcënuar kreun e bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.Burime të prokurorisë thanë për Ora News se kërcënimi ndaj kryebashkiakut daton që para disa javësh në sheshin para katedrales, ndërsa në 10 dhjetor, 59 vjecari Xhelollari i ka telefonuar vjehrrit të Filos ku i ka kërkuar që të ndërhyjë te ai që të mos i prishet banesa, në të kundërt do të jetë në gjak me të.