Bregu: Integrimin nuk e shoh në axhendën prioritare të qeverisë
Majlinda Bregu, kryetare e Komisionit të Integrimit, njëherësh edhe deputete e PD ka deklaruar se anëtarësimi në BE nuk është në axhendën prioritare të qeverisë. Edhe pse Bregu shprehet e vetëdijshme që anëtarësimi nuk mund të ndodhë për 5 vjet, për të nuk ka rrugë të dytë për vendin tonë.Në një takim me përfaqësues të qeverisë dhe të BE, Bragu u shpreh se integrimi është vullnet i brendshëm, i cili shpejton ose jo procesin e integrimit."Nëse e marrim seriozisht zbatimin e këtyre detyrimeve, e kam fjalën për atë surprizën që Komisioni Europian pret ndoshta edhe para 5 vjetësh. Unë nuk jam naive që të besoj se data e anëtarësimit është këtu e për 5 vjet, por jam këmbëngulsëse të besoj se ne mund ta afrojmë datën dhe cdo gjë varet nga ne vullneti i së brendshmi është ai që e shpejton procesin. Mungesa e tij është ai që e dëmton procesin.Çështjet e integrimit nuk i shoh në artikulimin prioritar të qeverisë sot. Këtë nuk e them për efekt deklarate, nuk janë cështje të cilat sot diskutohen, janë në rendin e ditës dhe të kenë një rëndësi të madhe. E vetmja pikë ku Shqipëria nuk ka asnjë dyshim ku të gjitha palët politike dhe shoqëria civile janë dakord se ka një të ardhme evropianë dhe kjo është e vetmja rrugë, nuk ka dy rrugë, anëtarësimi në BE. E vërteta më e hidhur është mosrespektimi i standardeve që e bëjnë këtë rrugë më të shkurtër për të mbërritur aty ku duam. Nëse ka nevojë që mazhorancës ti kujtosh që është detyrim mast respektimi i kushtetuës, i vendimeve të gjykatës, i ligjeve dhe se opozita ka një rol për tu respektuar dhe se kur në Parlament kërkon të kontrollojë qeverinë, kjo nuk është në dëshirën e qeverisë që dua apo nuk dua të kontrollohem, por është detyrim, atëherë kjo nuk është vetëm mosvëmendje në procesin e integrimit, kjo është minimum moskuptim i madhi këtij procesi."