Nigeria, Kampione e kontinentit të varfër

Nigeria ka fituar për herë të tretë në historinë e saj, Kupën e Kombeve të Afrikës, duke mundur në finale me rezultatin 1-0 ekipin e Burkina Fasos, që ishte edhe surpriza e vërtetë e këtij edicioni.Në një ndeshje jo shumë spektakolare, mes dy skuadrave që kanë menduar më shumë të mos pësonin se sa të shënonin, diferencën e ka bërë goli i shënuar nga Sandei Mba, në minutën e 40-të të pjesës së parë. Pavarësisht insistimit më të madh të Burkina Fasos në pjesën e dytë, Nigeria ka larguar çdo rrezik të mundshëm në katërkëndorin e saj dhe ka arritur të shpallet Kampion pas 19 viteve në këtë kompeticion. Hera e fundit që Shqiponjat kanë arritur të bëjnë të tyrin Kupën e Afrikës, ka qenë viti 1994, ku me atë ekip bëri bujë edhe në Botërorin e po këtij viti.Kështu pas një muaji plotë surpriza, kontinenti i varfër, njeh edhe fituesen e saj, që është Kombëtarja e Nigerisë, e cila arriti të triumfojë në këtë kampionat edhe falë drejtimit të teknikut Stafan Keshi, i cili ka qenë lojtarë në 1994, kur Nigeria u shpallë Kampione e Afrikës, ndërsa tani e udhëheq skuadrën drejt titullit si trajnier. Me këtë titull Kampion, Nigeria, bëhet kështu skuadra e tretë së bashku me Ganën me më shumë tituj kampion, për sa i përket Kupës së Afrikës plotë 3 të tillë, pasi vendi i parë mbahet nga Egjipti me  8 tituj dhe vendi i dytë nga Kameruni me 4 tituj.