Barça i përgjigjet Realit me fitore tenistike
Barcelona ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat duke iu përgjigjur më së miri skuadrës së Realit e cila fitoi bindshëm një ditë më parë. Katalanasit fituan ndaj Getafes në "Kamp Nou" me rezultatin tenistik 6-1.Të besuarit e Tito Vilanovës, e siguruan fitoren që në minutat e para të ndeshjes, me golat e Sançez e Mesi. Që brenda 13 minutash, Katalanasit paralajmëruan një goledë e cila në të vërtet ashtu ndodhi. Golat e tjerë do të vinin të gjithë në pjesën e dytë, me autorë Vija, Tejo, Iniesta dhe Pike, ndërsa goli i "nderit" për Getafen u shënua nga Vaskez. Barcelona e kthen në një ndeshje tenistike këtë takim duke fituar lehtësishtë dhe duke marrë tre pikët e rradhës për të vazhduar rrugën e sigurt drejt titullit kampion. Edhe pse Barcelona nuk luan në Ligën e Kampioneve këtë javë, Hordi Roura, ka vendosur që të linte pushim disa nga futbollistët që kanë luajtur më shumë gjatë këtij sezoni si Buskets, Pedro e Fabregas. Kjo fitore e thellë e katalanasve erdhi si përgjigje ndaj rivalëve të përjetshëm të Real Madrid. Këta të fundit kishin fituar një ditë më parë ndaj Seviljes me rezultatin e thellë 4-1, ku bie në sy padyshim tripleta e Kristiano Ronaldos, në prag të supersfidës kundër Manchester United. Serinë e golave për Realin në këtë ndeshje e hapi Benzema në minutën e 17. Ndërsa për ta dyfishuar rezultatin mendon Kristiano Ronaldo, i cili në minutën e 26 shënon golin e parë për të vazhduar me tej edhe me dy gola të tjerë që vulosin fitoren e Madrilenëve dhe ku Portugezi bëhet serish njeriu i ndeshjes që zgjidhë situatat te ekipi kryeqytetas. Golin e nderit për Seviljen e shënoi Del Moral, tre minuta para përfundimit.Në ndeshjet e tjera të Primera Divizion u shënuan këtor ezultate:Majorka - Osasuna 1-1Selta Vigo - Valencia 0-1Levante - Malaga 1-2Depotivo - Granada 0-3Real Madrid - Sevilja 4-1Barcelona - Getafe 6-1Saragoza - Real Sociedad 1-2Atletiko Bilbao - Espanjol 0-4Rajo Vajekano - Atletico Madrid 2-1Ndërsa sot mbyll javën e 23 sfida mes Real Betis dhe Valadolid.