Seria A, rezultatet e javës së 24

Java e 24 e kampionatit Italian, ka filluar me një fitore bindëse të skuadrës së Juventusit.Kampionët në fuqi të Italisë, kanë mundur në “Juventus Stedium” me rezultatin e pastër 2-0, skuadrën e Fiorentinës, një kundërshtarë të fortë në letër por që nuk rezultoi i tillë në fushën e lojës. Golat për bardhezinjtë u shënuan nga Vuçiniç i cili realizoi një supergol dhe Matri i cili vulosi rezultatin e këtij takimi që në 45 minutat e para. Lacio dhe Napoli ishte një tjetër përballje e rëndësishme e kësaj fundjave e cila përfundoi në barazpeshë 1-1. Ky barazim mes Kryeqytetsave dhe napoletanëve u lejoi kampionëve të Italisë të çojnë në 5 diferencat nga vendi i dytë në renditje. Përveç këtyre dy supersfidave, kampionati Italian ka vazhduar me të tjera ndeshje të rëndësishme.Milan ka barazuar në transfertë ndaj Kaliarit me rezultatin 1-1. Mario Baloteli, vazhdon të shënojë për Milanin, duke çuar në tre numrin e golave në dy ndeshje të luajtura me kuqezinjtë. Takimi i luajtur në stadiumin "Is Arenas" mes dy skuadrave ka qenë thuajse i barabartë, ndonëse Baloteli ka spikatur me lojën e tij. Ish sulmuesi i Manchester Sitit, shënon me anë të një penalltie duke barazuar shifrat e takimit, pasi më parë  siçilianët kishin shënuar golin e avantazhit me  Ibarbon.Ndërsa skuadra e tjetër Milaneze, Interi, ka arritur të kthehet në garë për një vend mes tre më të mirave në Serinë A. Zikaltrit fituan 3-1 ndaj Kievos dhe përfituan më së miri nga barazimet e skuadrave rivale si, Napoli, Lacio dhe Milan për të hyrë në valle dhe për të luftuar për një vend në Chempions Ligë. Të besuarit e Stramacionit, e nisin mirë takimin duke kaluar shumë shpejt në avantazh me anë të Kasanos por Kievo përkohësisht me Rigonin. Ranokia kalon përsëri zikaltrit në avantazh, golin e tretë të ndeshjes e shënon Milito në fillimin e pjesës së dytë që gjen rrugën e rrjetës për herë të parë në vitin 2013.Një rezultat i bujshëm në këtë fundjavë ishte padyshim fitorja 3-1 e Sampdorias përballë Romës, duke treguar se kriza e kryeqytetasve nuk është zgjidhur as pas largimit të trajnerit Zdenek Zeman. Në ndeshjet e tjera të kësaj fundjave në Seria A janë shënuar këto rezultate:Juventus - Fiorentina 2-0Lacio - Napoli 1-1Parma - Xhenova 0-0Atalanta - Katania 0-0Bolonja - Siena 1-1Kaliari - Milan 1-1Palermo - Peskara 1-1Sampdoria - Roma 3-1Udineze - Torino 1-0Inter - Kievo 3-1