Nishani: Mbreti Zog u përpoq të adoptonte një administratë britanike

Në Mbretërinë më të suksesshme të botës, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, hoqi disa paralele, sesi ish-mbreti i shqiptarëve, Ahmet Zogu u mundua të adoptonte në Shqipërinë e vogël dhe të izoluar të asaj kohe, një model të administratës dhe monarkisë britanike, ndonëse dështoi vite më vonë për shkak të pushtimit italian."Mbreti Zog i Shqipërisë, arkitekti i monarkisë shqiptare, u përpoq të adoptonte një administratë britanike dhe të ndërtonte një monarki dhe shtet të ngjashëm me modelin tuaj të sprovuar, megjithëse dështoi shumë vite më vonë për shkak të pushtimit italian të Shqipërisë më 1939-ën".Ndërsa përmendi një pjesë të historisë së Shqipërisë, në Banketin Vjetor të shoqatës "Njerëzit e lirë" në prani të përfaqësuesve të familjes mbretërore britanike dhe vendeve të tjera, kreu i shtetit shqiptar nuk harroi pa përmendur poetë si Lordi Bajron apo Edith Durham, të cilët vizituan e shkruan më pas për tokën e Shqipeve."Ne ishim një lloj aq i vecantë në Europë saqë vetëm disa shkrimtarë dhe poetë si Lordi bajron, Eduard Lear, Benjamin Disraeli, Edith Durham dhe artistë të tjerë, shumica e të cilëve qëlluan britanikë nga gjaku dhe virtytet, ia dolën mbanë që të vizitonin dhe të linin pas shkrimet dhe përshtypjet e tyre për Tokën e Shqipeve, për kulturën dhe traditat tona".Madje Presidenti Nishani i ftoi të pranishmit të shndërrohen në Çajld Haroldët e të ardhmes, personazh i Lordit Bajron dhe ta vizitojnë Shqipërinë për të zbuluar bukuritë dhe kulturën e saj.SANYO DIGITAL CAMERASANYO DIGITAL CAMERASANYO DIGITAL CAMERASANYO DIGITAL CAMERA