Humbi jetën në Angli, miqtë e shqiptarit nismë për të sjellë trupin në atdhe

Miqtë e një shtetasi shqiptar që jetonte në Mançester të Anglisë kanë nisur të mbledhin paratë për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, pasi ai humbi jetën të shtunën në derën e një klubi nate.Shqiptari, i identifikuar nga autoritetet si Edmir Plori, 35 vjeç, ishte frekuentues i rregullt i lokaleve të natës dhe njihej pothuajse nga të gjithë pronarët dhe menaxherët e klubeve të Mançesterit.Madje ai kishte marrë pjesë edhe në një spot publicitar të një klubi të qytetit, duke luajtur rolin e antagonistit në një përballje me Xhejms Bond.Sipas mjekëve ai ka vdekur nga një atak në zemër, ndërsa pritet të konfirmohet edhe nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike apo jo.Megjithatë, duke qenë se ai jetonte vetëm në Mançester, ndërsa familja e tij gjendet në Shqipëri, miqtë britanikë po bëjnë fushatë në Facebook, që të mblidhen paratë për kthimin e trupit në atdhe, duke iu përgjigjur kështu lutjeve të familjarëve të tij.7865