Greqia nuk i përgjigjet MPJ për dy nota zyrtare për kërkimet e naftës

Qeveria shqiptare i ka dërguar dy nota zyrtare Athinës, përmes të cilave kërkon që shteti helen të vërë në dispozicion të autoriteteve tona kordinatat e sakta të kërkimeve për naftë në detin Jon, në veripërëndim të Korfuzit.Kërkesat njëra pas tjetrës kanë ardhur pas shqetësimeve se autoritetet greke do të kryejnë kërkime në ujërat tona territoriale.Një muaj pas kërkesës së parë dhe në mungesë të një përgjigjje, Ministria jonë e Punëve të Jashtme ka dërguar notën e dytë zyrtare, për të cilën ende nuk ka asnjë përgjigje.Lajmi është konfirmuar për Ora News nga Ministria jonë e Jashtme, ndërsa është publikuar nga revista greke “Epikaira” në versionin e saj online.Burime të Ora News bëjnë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim ndaj shtetit helen, duke u angazhuar që pala greke të mos bëjë kurrsesi kërkime për naftë në ujërat territoriale shqiptare.Revista “Epikaira” shkruan gjitahshtu se qeveria shqiptare kërkon rinegociim të marrëveshjes, por palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre, duke mos bërë hapa domethënës në zgjidhjen e çështjes.Revista thekson gjithashtu se vendimi i qeverisë shqiptare për të nisur edhe ajo kërkimet në të njëjtën zonë detare krijon një klimë negative në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.