Radhët në zyrat e OSHEE, shtohen efektivët e policisë që ndjekin proçesin
Ka patur përforcime me efektivë policie në zyrat e kujdesit ndaj klientëve të OSHEE. Radhët e gjata të qytetarëve nuk janë më të përballueshme, pavarësisht qëndrimit me orë të zgjatura të stafit në këto zyra.Qytetarët ankohen se kanë orë të tëra në pritje dhe se nuk kanë arritur ende të hynë brenda ambjenteve të zyrave që edhe aty vijon një tjetër rradhë.Qytetarë të tjerë shprehin shqetësimin se energjia u është ndërprerë pa të drejtë, pa i informuar dhe pa fatura të prapambetura.Ndërsa në rradhë shihen më tepër moshë e tretë për të paguar energjinë, nga humbja e durimit gjatë orëve të pritjes ata thonë se kur shteti kërkon të mbledhë lekë nga këto, përse nuk ka shtuar sportelet.Në të gjitha pika e këtyre shërbimeve për gati një javë është ky fluks. Arsyet janë ose për të paguar faturat mujore, ose për të likujduar faturat e prapambetura për të përfituar nga amnistia prej 80% e kamatvonesës.