Greqia drejt zgjedhjeve, Samaras përshpejton zgjedhjen e Presidentit
Greqia do t'i zhvillojë zgjedhjet presidenciale dy muaj para afatit të përcaktuar, duke i spostuar ato më 17 dhjetor, nga data 15 shkurt që ishte parashikuar.Kryeministri Antonis Samaras madje edhe ka emëruar kandidatin e tij, Stavros Dimas. Megjithatë, për të fituar kandidati i tij, Samarasit i duhen 180 vota nga 300 deputetë të parlamentit, të cilat ai nuk i ka, duke rritur rrezikun e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.Pasi sipas ligjeve helene, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme nëse parlamenti nuk arrin të vendosë unanimisht për Presidentin e Republikës.Samaras tha se po vepronte në këtë mënyrë për të mos destabilizuar vendin, që më në fund ka dalë na reçesioni ekonomik."Zgjedhja e Presidentit të Republikës kohët e fundit ishte shndërruar në një formë shtantazhi dhe kërcënimi për zgjedhje të parakohshme. E megjithëse kaluam më në fund krizën ekonomike, mbi vendin tonë po rriteshin retë e paqendrueshmërisë politike.Prandaj ishte detyra e qeverisë që të mos e lejonte këtë, duke përshpejtuar zgjedhjen e Presidentit. Me zgjedhjen e tij brenda vitit, vendi do të jetë më në fund gati për të nisur epokën e ringritjes ekonomike".Kandidati i Samarasit, Dimas, ka shërbyer si Komisioner i Bashkimit Europian në periudhën 2004-2009. 73-vjeçari ka një karrierë si jurist në disa firma në Wall Street dhe gjithashtu në Bankën Botërore. GJithashtu, në vend ai ka qenë edhe Ministër i Tregtisë, Energjitikës dhe Punëve të Jashtme.Megjithatë, mundësitë që të jetë pikërisht ai pasuesi i Karlos Papuliasit marsin e ardhshëm, mbeten ende për t'u parë.Sipas sondazheve në Greqi, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, ato do t'i fitote partia opozitare Syriza, e cila e ka mirëpritur vendimin e Samarasit, me shpresën se do të marrë pushtetin duke penguar zgjedhjen e Presidentit.