Tmerr në Librazhd, foshnja mbytet me tollumbace në çerdhen shtetërore
Një foshnje 10 muajshe ka humbur jetën në çerdhe, pasi gëlltiti një copë tullumbaceje.Skandali është shënuar në një çerdhe të qytetit të Librazhdit, ku prindërit kishin dërguar vajzën e tyre të vogël duke e lënë nën kujdesin e edukatoreve, por neglizhenca e tyre ka qënë fatale për jetën e foshnjës 10 muajshe.Pas ngjarjes së rëndë të denoncuar nga prindërit, policia ka shoqëruar Drejtoren e çerdhes, Lindita Deda, dhe dy edukatoret, Shpresa Koci dhe Filoreta Blloshmi.Ndërsa Drejtori i spitalit të Librazhdit, Kujtim Albrahimaj thotë se vogelushja është paraqitur në spital dhe menjëhere është futur në sallë operacioni, por pa mundur ti mbijetojë vdekjes.“Është lajmëruar urgjentisht mjekja reanimatore, e cila e ka ngjitur në sallën e reanimacionit dhe është munduar me ato proçedurat e veta për ta rikthyer në jetë por ka qenë e pamundur.Në moment që është konstatuar vdekja e fëmijës nga ana jonë janë bërë proçedurat zyrtare, është njoftuar policia dhe Ministria e Shëndetësisë. Ngjarjen e ka marrë në dorë policia.Është kryer autopsia nga mjeku specialist i mjekësisë ligjore të Tiranës dhe është konstatuar që është shkaktuar vdekja e fëmijës nga një trup i huaj në rrugët e frymëmarrjes”.Pas autopsisë, mjekët kanë deklaruar se “vdekja e vogëlushes ka ardhur nga asfiksia si shkak i bllokimit te frymëmarrjes, për shkak të bllokimit të rrugeve të sipërme respiratore nga nje trup i huaj, që i është gjetur në fyt”.[caption id="attachment_433962" align="alignright" width="640"]
Në foto: Krevati i çerdhes ku vogëlushja humbi jetën[/caption][caption id="attachment_433978" align="alignright" width="640"]
Në foto: Çerdhja në Librazhd ku humbi jetën vogëlushja[/caption][caption id="attachment_433979" align="alignright" width="640"]
Në foto: Çerdhja në Librazhd ku humbi jetën vogëlushja[/caption]