Fundvit në TKOB, mbledh sëbashku emrat më të njohur të skenës

Festat e fundvitit mbledhin sëbashku në një mbrëmje Gala në Teatrin e Operas dhe Baletit emrat më të njohur të skenës shqiptare.Publiku shqiptar do të ketë mundësinë të dëgjojë disa nga ariet më të bukura nga kompozitorët e njohur botërorë.E veçanta e mbrëmjes Gala është se rikthen në skenë emra të njohur që kanë vite pa performuar në TKOB.Mbrëmjen e 10 dhjetorit në orën 19:00, Kori i TKOB do të shoqërojë këngëtarët në skenë, ndërsa orkestra do të dirigjohet nga Maestro Noorman Widjaja, i cili vjen për herë të dytë në në bashkëpunim me TKOB në vendin tonë.