PD: Rama propagandë me çmimin e naftës, PS: Keni probleme me shifrat

Partia Demorkatike i është referuar burimit prestigjoz "Global Petrol Prices", për të akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, se duke u bërë krah i klientëve të tij po vjedh shqiptarët, duke mos lejuar uljen e çmimit të naftës, në një kohë që sipas tyre në gjithë botën ka rënie të ndjeshme.  Por shifrat e publikuara nga deputeti demokrat Florion Mima, Partia Socialistei lexon si përgënjështrim të kryeopozitarit, Lulzim Basha.Partia Demokratike edhe sot ka hedhur akuza mbi qeverinë dhe kryeministrin Rama se po bën propagandë me uljen e çmimit të naftës.Sipas deputeti Florion Mima,  Rama i bëhet krah tregtarëve të tij që blejnë më lirë në tregjet ndërkombëtare dhe ia shesin shumë më shtrenjtë qytetarëve tanë.Deputeti Mima duke iu referuar “Global Petrol Prices”, tha se çmimi i naftës në botë është ulur dyfish."Duke iu referuar burimit prestigjoz “Global Petrol Prices”, sipas të cilit vetem në tremujorin e fundit:

  1. Ne Greqi, çmimi ka rene me 9%, dhe jo 5.3% sic deklaron Kryeministri, ose 70% më shumë
  2. Në Itali, çmimi ka rënë me 6.7%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, ose 40% më shumë.
  3. Në Francë, çmimi ka rënë me 7.4%, dhe jo 4% sic deklaron Kryeministri, ose 85% më shumë.
  4. Në Maqedoni, çmimi ka rënë me 10%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, pra mbi dy herë më shumë.
  5. Në Hollandë, çmimi ka rënë me 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri, pra rënie dy herë më shumë.
Në shkalle globale, cmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%.Pyetja e sotme për Kryeministrin është se përse ai, duke fshehur shifrat e vërteta,  u bëhet krah klienteve të tij, të cilët e blejnë naftën në tregjet ndërkombetare shumë më lirë se një vit më parë, ndërkohë që ia shesin shqiptareve me çmime pothuajse të pandryshuara?Gjylameti: PD ka probleme me shifratPor i menjëhershëm ka qënë reagimi i PS. Nga selia rozë, deputetija Blerina Gjylameti tha se Mima ka përgënjeshtroi  vetë kryetarin e PD i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj.Gjylameti tha se PD dhe opozita kanë probleme me shifrat."Sot deputeti i Partisë Demokratike gjeti më se fundi kurajon të përgënjeshtronte kryetarin e tij, i cili vetëm disa ditë më parë tha se çmimi i naftës në Europë ka rënë 40% në tre muaj.Sigurisht që PD ka ende probleme me shifrat, njësoj si në opozitë, por fakti që deputeti Mima flet për ulje në shkallen mesatare 6,5%, vlerë e përafërt me uljen e çmimit edhe në Shqipëri, tregon se Kryetari Basha gënjente kur thoshte se çmimi në Europë u ul me 40%.I kërkuam Partisë Demokratike të na tregonte një vend në Europë ku çmimi kishte rënë 40% në tre muaj. Pas shumë ditësh përpjekje, me shifra të gabuara arritën të na tregonin disa vende ku çmimi është ulur 6-8%, por sërish shumë larg uljes 40% për të cilën gënjente Basha.Sot çmimi i naftës është një debat global, por e rëndësishme për Shqipërinë është se impakti mbi vendin tonë përputhet me vendet e rajonit, jo siç gënjente Lulzim Basha."