Franca kompenson viktimat e holokausit me 60 milionë dollarë

Marrëveshja e qeverisë franceze për të kompensuar me një fond prej 60 milionë dollarë viktimat e Holokaustit është mirëpritur nga grupet hebreje, të cilët e kanë konsideruar një mundësi për të riparuar padrejtësinë e madhe.Rreth 76.000 hebrenj u arrestuan në Francë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u transportuan në kushte të tmerrshme me vagona hekurudhorë në kampet e përqendrimit si Aushvic , ku pjesa më e madhe tyre u ekzekutuan.Sipas kushteve të marrëveshjes së nënshkruar në Uashington të hënën, qindra njerëz, përfshirë të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave tashmë janë identifikuar për kompensim. Cdo person do të marrë afërsisht 100 mijë dollarë kompensim.Franca tashmë ka marrëveshje të veçanta për shtetasit e saj dhe marrëveshjeve bilaterale me vendet e tjera, duke përfshirë Britaninë dhe Poloninë.Simone, një hebreje në Paris, thotë se paratë kurrë nuk mund të shlyejnë vuajtjet dhe tmerret e përjetuara në kampet e përqëndrimit. Në vendin kur dikur ishte një kamp internimi në lagjen verilindore të Parisit, qëndron një kamionçinë, përmendore në kujtim të viktimave franceze të Holokaustit.Qendra përkujtimore Dronsi vlerëson se 63.000 hebrenj u dëbuan nga kampi në periudhën mars 1942 dhe gusht 1944. Kompania hekurudhore ka pranuar fajin, por argumenton se ishte një "hallkë në makinën e shfarosjes naziste " dhe për pasojë kanë qenë të detyruar t'u binden urdhrave të qeverisë dhe pushtuesve gjermanë.Në vitin 1995, nën drejtimin e pesidentit Zhak Shirak, Franca pranoi për herë të parë bashkëpunimin për deportimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Por vetëm në 2009, gjykata e lartë e frances njohu përgjegjësinë e shtetit francez për viktimat e holokaustit.