Pse braktisin shkollën? Raporti: Infrastruktura,transporti dhe tekstet
Arsyet që çojnë drejt vendimit të braktisjes së shkollës një nxënës të të 9-vjeçares apo të prindërve të tij të braktisin, janë infrastruktura e rrënuar e këtyre institucioneve dhe mungesa e transportit.Nga një studim i bërë në 6 rrethe të Shqipëri nga Organizata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve, të mbështetur nga Avokati i Popullit,thonë se në disa shkolla në Kukës, Shkodër, Fier, Berat, Pogradec dhe Sarandë mungojnë dritare dhe tavolina. Gjithashtu mungon uji i pijshëm dhe energjia, duke e bërë të pamundur shkollimin në kushte normale.Një nga realizueset e studimit, Alda Kondakçiu, tha se prindërit kanë menduar largimin e fëmijëve nga shkolla për shkak të distancës së madhe nga shtëpia, ku transporti nuk është falas dhe as i siguruar. Një problem i tillë është parë në komunën Oblik në Shkodër, ku dimri izolon tërësisht transportin.Prindërit kanë shprehur shqetësiminse kanë një përmbajtje teorike të vështirë të teksteve, duke bërë që fëmija të mos marrë njohurit e duhura.Për këto arsye në rrethin e Fierit, brenda një viti 16 fëmijë kanë braktisur shkollën nga komuna Qendër dhe Levan. Në Kukës 3 nxënës gjithashtu kanë lënë shkollën për shkak të distancës, ndërsa në Pogradec 3.