Bibla me e vogël në botë nga kompania izraelite, rekord Guinness

Një bibël shumë e vogël, e cila nuk përcaktohet as me fjalën minibibël, e prodhuar nga një kompani izraelite është nominuar për të hyrë në librin e rekordeve botërorë Guinness, si bibla më e vogël në botë.Kompania në Jeruzalëm Nano Bibla, tha se ka krijuar një cip të vogël, 5 me 5 milimetra, I cili përmban versionin origjinal grek të Dhiatës së Re me teks latinisht.Chipi i vogël në formë katrore, ku secila anë e tij është në përmasat 4,76 milimetra, mund të vendoset lehtësisht në orë, varëse apo në aksesorë të ndryshëm, duke dhënë mundësi të shumta për industrinë e bizhuterive, tha David Almog, drejtor marketingu në komani.Bibla dhe teskti i saj është vërtetuar nga një akademik, nëpërmjet një mikroskopi, i cili tha se teskti i saj është origjinal dhe ishte me të vërtetë një prej 27 librave të Dhiatës së Re. Turistët në Jeruzalem e kanë pëlqyer versionin e biblës mikroskopike.“Koncepti i biblës Nano është fantastik dhe unë mendoj se cdo kush, muslimanë, hindu, të krishterë, etj, ta shohin si vepër arti dhe të frymëzohen nga ajo”, tha Satish Desai turiste indiane.Kurse një turist amerikan thotë se është dicka ndryshe dhe duhet vlerësuar si e tillë. Është dicka shumë positive dhe nje ide brilante, tha ai. Emerimi për cmimin e rekordeve guinness i është dorëzuar kompanisë muajin e kaluar, por Nano bible ende nuk e ka pranuar. Kompania tha se kopja më të vogël e njohur deri tani e Biblës është e një dijetari Indian.