Dëmet nga antiviralët, përmbajnë stimulantë, ngjyrues dhe sheqer
Jemi zyrarisht në sezonin e dimrit dhe ulja e ndjeshme e temperaturave bën që shumë qytetarët të përdorin antiviralë pa kriter.Në shumë raste pa konsultën e mjekut, qytetarët i drejtohen farmacisë më të afërt ku këto subjektet kanë një lumë prepataresh antigripalëE ndërsa furnizohesh më të tilla medikamete, asnjë qytetar nuk di se çfarë efektesh sjellin dhe se me çfarë cilësie vijnë këto preparate.Një antiviral i tillë sjell efekte që nga përgjumja, e deri në rritjen e sasisë së shqeqerit në gjak në rast se personi vuan nga diabeti.Në këtë përmbajtje antiviralësh ka edhe stimulantë që për ata që vuajnë nga zemra ju sjell aritmi. Gjithashtu në antiviral gjejmë njgjyrues po kaq të dëmshëm për shëndetin.E ndërsa këto efekte janë mjaft të fshehura në këtë paketim, pa patur informacion qytetarët i përdorin në mënyrë të pakritertë.E ndërsa në ambalazh nuk jepen të dhëna të plota mbi efektet anësore, qytetarët i blejnë këto medikamente pa njohur rrezikun e tyre real.